Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria “Rama 3”/ Ngjela çudit me deklaratën e tij, çfarë thotë për programin ekonomik

18:11 18/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar së fundmi situatën politike në vend dhe është ndalur tek qeveria “Rama 3”. Ai e ka konsideruar anonim këtë qeveri.
Ngjela i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, është shprehur se asnjë nga anëtarët e kabinetit të ri qeveritar nuk është i njohur për opinionin publik.

Ai vazhdon më tej duke thënë se me këtë kabinet të ri qeverisës , Rama sipas tij ka dashur të tregoj se nuk ka dështuar prandaj dhe nuk i ka hequr të gjitha figurat e vjetra. Ngjela ka thënë ndër të tjera se qeveria aktuale jeton me remitacion dhe se Rama sipas tij është një armik i bashkimit kombëtar.

“Qeveria nuk mund të jetë anonime. Nuk ka rëndësi nëse janë gra apo burra. I vetmi njeri që ka pasur karrierë politike është Manja, të tjerët janë kot. Të rinjtë që i solli i solli me të njëjtin motiv, ka frikë. Me këto emërime Rama ka dashur të tregojë se nuk ka dështuar sepse fitoi zgjedhjet. Nuk mund t’i hiqte të gjithë. Ata janë të panjohur për opinion publik. Nuk dihet se çfarë përfaqësojnë gratë. Qeveria aktuale jeton me remitanca. Deri sa filloi Covid remitanca ka qenë 3 miliardë euro. Rama është një armik i bashkimit kombëtar. Kjo duket në sjelljen e tij me Albin Kurtin. Interesi i madh i bashkimit është në Shqipëri”- tha Ngjela.
Ndër të tjera Ngjela ka komentuar edhe programin ekonomik të prezantuar nga kryeministri Edi Rama dhe thotë se ai program përmbanh vetëm broçkulla dhe jo reformat e vërteta për të cilat vendi ka nevojë.

“Shqipëria ka nevojë për 3 reforma. Asnjëra prej tyre nuk ishte në program. Reforma insituticionale, reforma në treg dhe reforma në strukturën administrative. Ku e ka ligjin për pushtetin vendor? Ekspertiza perëndimore i kërkon 4 rajone të mëdha. Ku i ka? Ka vetëm bashki. Duhen vetëm 4 rajone siç i kanë ndarë ata që të bashkohet me Kosovën pa problem. I kanë kërkuar rajone të nivelit të lartë. Pse? E duan me parlament vendor dhe Këshill Ekzekutiv. Ka këto 3 reforma dhe dhe asgjë. Do bëjmë rrugë e këto. Broçkulla. Shqipëria ka nevojë për rritje rrogash. Nuk mund ta rrisësh rrogën 25 euro. Është turp. Rama nuk ka kapacitet profesional me bëre një program për shtetin”- tha ai.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deklarateforteNgjela

Të tjera

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!
Uncategorized

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Nga Irena Beqiraj Rama thotë: "Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj, as janë bashkë, por u mblodhën...

17:52 21/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para
Jozefina Topalli reagon ashpër ndaj kreut të PD-së, tregon prapaskenat: Rama do të “fundoset”, nëse…

Jozefina Topalli reagon ashpër ndaj kreut të PD-së, tregon prapaskenat: Rama do të “fundoset”, nëse...

Lajmet e fundit

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

Gent Progni nga protesta: Zbuluam databazën e re të patronazhistëve, policia tentoi të na ndalte gjeneratorin sepse na kanë frikë

11:49 22/06/2026
“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip