Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Qeveria merr vendimin, Bala lirohet nga detyra e prefektit të Fierit, ja kush e zëvendëson

16:43 03/12/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme merret vendimi nga qeveria në lidhje me Prefektin e Qarkut të Fierit Baki Bala, i cili lirohet nga detyra Lirohet nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë në vend të tij është emëruar Prefekti i Fierit Lefter Shehaj, me profesion ekspert kontabël.

 

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:

1. Z. Baki Bala, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Lefter Shehaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

Vendimi Prefekti

 

Kujtojmë se Baki Bala ka përfunduar Shkollën Politikenike Ushtarake Skënderbej, në degën e radios dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake, në fakultetin e specialiteteve, në degën “Ndërlidhje” dhe mban gradën “Doktor i Shkencave”.
Studimet e tij pasuniversitare janë: Kurs dy vjeçar në Akademinë e Mbrojtjes (2000-2002), International Defense Resources Management Course në Navy Post Graduation School – Monterey, California, USA (2006), Studime në Kolegjin Rajonal të Mbrojtjes “Regional Security and Defense Studies” Tiranë (2007), Trajnim për menaxhimin e krizave të zhvilluar nga UK Cabinet Office Emergency Planning College (2017).
Gjithashtu, ka kryer kursin e oficerit të shtabit në Akademinë e Luftës, Stamboll, Turqi (1996), Kursin për sistemet e ndërlidhjes dhe të informacionit të Shkollës së NATO-s, Latina, Itali (1999 dhe 2005); kursin për Sistemin e Planifikimit, Programimit dhe Buxhetimit, zhvilluar nga Instituti i analizës së mbrojtjes USA (2000), Kurs “Principal of Defense Acquisition”, të zhvilluar në Tiranë nga Navy Post Graduation School – Monterey, California, USA (2008), etj.

Z. Baki, gjatë 25 viteve të fundit të karrierës së tij në Forcat e Armatosura dhe në Ministrinë e Mbrojtjes ka mbajtur gradën ushtarake Kolonel dhe ka shërbyer në detyrat e Komandantit të Brigadës së Ndërlidhjes.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Tragjedia në Bullgari, flet Prokurori i çështjes

Tragjedia në Bullgari, flet Prokurori i çështjes

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip