Skip to content
Të Gjitha

Qeveria kalon fondin 12 milionë dollarë, Komisioni i Ekonomisë miraton rimbursimin e barnave anti-covid

· 1 min lexim

Qeveria shqiptare ka miratuar fondin prej 12 milion dollarësh për rimbursimin e barnave anti-Covid, për të gjithë qytetarët shqiptarë që preken nga koronavirusi.

Ky vendim është marrë sot në Komisionin Ekonomisë dhe Financave, ku relator ka qenë deputeti i PS-së, Anastas Angjeli dhe propozues i këtij fondi ka qenë Ministria e Shëndetësisë.

“Duke parë përshpejtimin e pandemisë, ndikimin e madh që ka, dhe po pritet një dimër i vështirë, ne morëm në konsideratë një çështje shumë jetike për qytetarët shqiptarë, që është futja e paketës së ilaçeve për kurimin nga Covid-19 në paketën e ilaçeve me rimbursim.

Nga përllogaritjet që kemi bërë, kjo është 1.2 miliard lekë që do i shtohen buxhetit të shtetit për të rimbursuar ilaçet për kurim nga Covid-19 për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që preket dhe kurohet me ilaçet anti-Covid.

Ky është një lajm i mirë për shqiptarët, një lajm i mirë dhe për ne, Komisionin tonë të Ekonomisë, që u përpoq bashkë me Ministrinë e Financave për të gjetur zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë në Komision deputeti Anastas Angjeli./GazetaReforma.com/