Skip to content
Kryesore

Qëlloi me thikë 41-vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes në Vlorë

· 2 min lexim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili mbrëmjen e së dielës për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 41-vjeçar në lagjen “15 Tetori”.

Pas sulmit, autori u fsheh në një apartament të pabanuar të vëllait të tij, por pas disa orësh kërkimesh, ai u lokalizua dhe u arrestua nga uniformat blu.

I plagosuri, 41-vjeçari, u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i Policisë

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, ku u plagos me mjet prerës, një shtetas, organizuan punën duke ushtruar kontrolle për kapjen e autorit. Si rezultat, pas disa orësh kërkime, u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”, dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.12.2024, rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Sh5rbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës (thikë) me të cilin është kryer plagosja,