Skip to content
Kryesore

Qëlloi me armë në ajër, shpallet në kërkim 52-vjeçari në Vlorë

· 1 min lexim

Një 52-vjeçar është shpallur në kërkim në Vlorë, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Isa Boletini”.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin T. H., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Punohet për kapjen e 52-vjeçarit, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.