Skip to content
Kryesore

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu

· 1 min lexim

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë Luiz Dikollarin, një 20-vjeçar nga fshati Brezhdan, i cili qarkullonte me një automjet me targa të huaja, i armatosur me kallashnikov, municion luftarak, doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë.

Operacioni policor i koduar “Inteligjenca” u realizua pas marrjes së informacionit nga inteligjenca policore, që sugjeronte se i riu mund të kryente një ngjarje kriminale.

Pas ndalimit të automjetit, forcat e rendit sekuestruan armët dhe pajisjet në cilësinë e provës materiale.

Policia dhe Prokuroria po punojnë për të zbardhur qëllimin e veprimeve të të arrestuarit dhe për të dokumentuar juridikisht ngjarjen.

Materialet e procedurës janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Dibrës për veprime të mëtejshme.