Skip to content
Të Gjitha

Punonte si kasap, detaje për të infektuarin e 9-të nga COVID-19 në Elbasan

· 1 min lexim

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me pacientët e 9-të, të identifikuar ditën e sotme në Elbasan.

Sipas “Dosja.al”, i infektuari është një 57-vjeçar, i cili punonte si kasap, në njërën prej lagjeve të qytetit.

Mësohet se vendi i tij i punës dhe banesa janë dezinfektuar.

Gjendja e tij shëndetësore ndërkohë nuk dihet ende.

Numri i të prekurve ditën e sotme nga COVID-19 ka shkuar në 333.

Në 24 orët e fundit janë kryer 216 testime, nga ku janë identifikuar 29 raste të reja.

Numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv është 66, nga të cilët  6 mbahen në terapi intensive, ku 1prej tyre është intubuar.

Në spitalin COVID2 janë pesë të shtruar, ku 2 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 10 pacientë, duke e çuar numrin në 99, ndërsa numërohen edhe 18 viktima në total.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Tirana me 157 raste, ndërsa ndjekin Durrësi me 33 dhe Fieri me 25.