Skip to content
Të Gjitha

Punonin në Kosovë, 17 shqiptarë të riatdhesuar akomodohen në dy hotele në Kukës

· 1 min lexim

Ditën e sotme janë akomoduar në dy hotele në Kukës, 17 shqiptarë të riatdhesuar.

Ata hynë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës, pasi më parë kishin bërë kërkesën për riatdhesim.

Shtetasit e kthyer do të qëndrojnë për 14 ditë në hotele, përpara se të takojnë të afërmit e tyre.

Shpenzimet ndërkohë do të paguhen nga vetë ata ose donatorë të mundshëm.

Të 17-të shtetasit e kthyer punonin përkohësisht në Kosovë, por nuk mundën të ktheheshin në Shqipëri, për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë.

Ndërkohë më herër gjatë ditës së sotme, në Rinas erdhi një avion me 47 shqiptarë të riatdhesuan nga Turqia.

Dy autoubusë i prisnin jashtë Rinasit, nga ku më pas janë nisur menjëherë drejt hoteleve në Durrës.