Skip to content
Të Gjitha

Punëtor i një fasonerie në Krujë, rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Kurbin

· 1 min lexim

Ka shkuar në 28 numri i të prekurve me COVID-19 në Kurbin.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar pozitiv edhe një person tjetër.

I infektuari është punonjës i një fasonerie në Krujë.

Fasoneritë në Krujë janë bërë shkaktare të përhapjes së COVID-19 në Kurbin, duke qenë se të gjithë të prekurit punonin atje.

Ndërkohë vetë Kruja numëron mbi 50 të prekur nga COVID-19, ku të paktën 30 janë punëtorë fasonerish.

Këto shifra hedhin dyshime të forta mbi administratorët e fasonerive në Krujë, nëse kanë siguruar apo jo punonjësit gjatë epidemisë, ndërsa nga strukturat shtetërore nuk ka ende një reagim.

Në rang kombëtar ndërkohë, numri i të prekurve ka shkuar në 609.

Betejën me virusin e kanë fituar 345 pacientë, ndërsa 26 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Në dy spitalet COVID, aktualisht po marrin mjekim 40 pacientë.