Skip to content
Politikë

Pse nuk u shoqërua asnjë pas kontrollit në shtëpinë e Martinajve? Manja: Ja kush është përgjegjës

· 2 min lexim

Ditën e sotme në deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave,  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zgjedhur të mos i përgjigjet pyetjes së gazetarëve kur u pyet se pse vjen kontrolli në banesën e Ervis Martinajt pas 5 muajsh që kur ai u shpall i zhdukur.

Manja u shpreh se policia dhe prokuroria po heton lidhur me këtë ngjarje.

Gjithashtu ministri u pyet edhe pse nuk ka asnjë të arrestuar apo të shoqëruara, pavarësisht se në banesën e Ervis Martinajt u gjetën një arsenal i madh armës.

Edhe kësaj pyetje Ulsi Manja nuk i është përgjigjur duke thënë se është Bledi Çuçi ministri përgjegjës për tu përgjigjur.

“Unë jam ministri i Drejtësisë. Me këtë çështje duhet të merren prokuroria e shtetit dhe policia. Ka një ministër edhe për policinë, që është kolegu im Bledi Çuçi”, tha Ulsi Manja.

Kujtojmë se ditën e djeshme Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Ata shkuan që në orët e para të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për kontroll në funksion të dosjes hetimore “Plumbi i artë”.

Forcat po ushtrojnë kontrolle edhe në banesat e të afërmve të tij, ndërsa Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti.