Skip to content
Kryesore

“Pse flet me motrën time në Instagram?”/ Vëllezërit rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar në Krujë, shpallen në kërkim

· 1 min lexim

Një punonjës 19-vjeçar i Policisë është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë, në një konflikt që dyshohet se lidhet me komunikimin e tij në Instagram me një vajzë nën moshën 18 vjeç. Në momentin e ngjarjes, efektivi i Patrullës ishte jashtë shërbimit.

Sipas të dhënave paraprake, autorët e dyshuar janë vëllezërit e vajzës. Ata dyshohet se e kanë goditur 19-vjeçarin me sende të forta dhe shkop bejsbolli, pasi kishin mësuar për komunikimin mes tij dhe motrës së tyre në rrjetin social Instagram. Dyshohet se njëri prej vëllezërve nuk e ka pranuar këtë komunikim.

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i Policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar hetuesit të identifikojnë automjetin me të cilin dyshohet se autorët janë larguar pas ngjarjes.

Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të dhunës dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar.