Skip to content
Të Gjitha

Protesta për Klodian Rashën/ Policët para Ministrisë së Brendshme pajisen me maska kundërgazi

· 1 min lexim

Të gjitha gjasat janë që Policia e Shtetit në protestën e sotme, të mos jetë më paqësore dhe e heshtur siç u duk se ishte dje…

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plas masash në kuadër të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Siç shihet dhe nga pamjet që transmeton live “News24”, policët janë pajisur me maska kundër gazit, ndërkohë që Ministria e Brendshme është ‘blinduar’ me një mur hekuri ndarës, pasi aty do të nisë protesta.

Ndërkohë, që policia i ka bërë thirrje mediave që të largohen nga perimetri që cilësohet si i rrezikshëm nëse përshkallëzohet situata siç ndodhi dhe dje.

Ku protestuesit u sulën me zemërim ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme, ku qëlluan me gurë, apo dhe tek Kryeministria.

/GazetaReforma.com/