Skip to content
Kryesore

Protesta nuk mbyllet, qytetarët rrethojnë Kryeministrinë dhe kalojnë natën në shesh

· 1 min lexim

Protesta e 105-të kundër qeverisë ka hyrë në një fazë të re, pasi qytetarët kanë vendosur të mos largohen nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe të qëndrojnë aty gjatë gjithë natës.

Në tubimin e sotëm morën pjesë edhe qindra shqiptarë të ardhur nga diaspora. Protestuesit nisën të rrethojnë godinën e Kryeministrisë dhe të marshojnë rrugëve të kryeqytetit duke bllokuar rrugët, teksa vijuan aksionin edhe në orët e vona.

Vendimi për të qëndruar gjatë natës është paraqitur nga pjesëmarrësit si një përshkallëzim i protestës dhe i rezistencës së tyre kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit morën fjalën edhe përfaqësues të diasporës, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe u bënë thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestën dhe të mos tërhiqen.

“Do të qëndrojmë këtu për shqiptarinë”, deklaroi një prej protestuesve, duke konfirmuar vendosmërinë e pjesëmarrësve për të vijuar qëndrimin në shesh edhe gjatë gjithë natës.