Skip to content
Të Gjitha

Protesta në Tiranë/ Nga zyra e Lleshajt, protestuesit i ‘zënë derën’ Ramës

· 1 min lexim

Nga thirrjet dhe zemërata para ministrisë së Brendshme ku protestuesit nuk kursyen as hedhjen e sendeve të forta në drejtim të dritareve, turma e protestuesve është zhvendosur para hyrjes së kryeministrisë.

Protestuesit janë dyndur para ambienteve të kryeministrisë duke protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që ndërroi jetë pasi u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie pa asnjë arsye.

Situata është tensionuar, ndërkohë që dhjetëra protestues janë dyndur pas dyerve të kryeministrisë, duke uzurpuar dyert e saj, ku edhe janë përplasur me efektivët e policisë.

Kujtojmë se një efektiv policie është plagosur gjatë protestës që po zhvillohet pas vrasjes së Klodian Rashës.

Nën thirrjet “Unë jam Klodiani” dhe “Duam drejtësi”, të rinjtë kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, madje dhe dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

/GazetaReforma.com/