Skip to content
Të Gjitha

Protesta, në disa pika të Tiranës/ Policia shpërqendrohet dhe nervozohet. Ja si i tërheq zvarrë protestuesit…

· 1 min lexim

Kaosi në kryeqytet dhe protestuesit e shpërndarë në disa pika dhe para disa institucioneve, ka bërë që policia e shtetit të humbasë kontrollin në qendër të Tiranës.

Policia dhe forcat e FNSH-së edhe pse kanë shtuar radhët tek Kryeministria për mbrojtjen e godinës, përsëri situata është jashtë kontrollit.

Turmat e protestuesve janë vendosur në disa pika, si ministritë në qendër, tek rruga e Kavajës, pas Bankës së Shqipërisë dhe i janë drejtuar zonës së Bllokut.

Featured image of article: FOTO/ Plas dhuna tek bulevardi pranë Ministrisë së Brendshme, policia tërheq zvarrë protestuesit

Para Kryeministrisë shihen forca të shumta policie, duke marrë masat për çdo eventualitet të mundshëm. Protestuesit kanë nisur të mblidhen në Bulevard, duke u afruar tek Kryeministria.

Ndërkohë një tjetër rast dhune ndaj protestuesve është kapur në qendër ku efektivët e policisë kanë tërhequr zvarrë protestuesit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Ministria e Brendshme, aty ku qytetarët janë mbledhur dhe kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, të riun që u vra nga efektivi.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, policia nuk ka treguar mëshirë për qytetarët.

/GazetaReforma.com/