Skip to content
Bota

Protesta masive në Bejrut: Pakënaqësitë me qeverinë çojnë libanezët në përleshje të dhunshme me policinë

· 2 min lexim

Shpërthimi i ndodhur në Bejrut me 4 gusht me pasojë qindra viktima dhe mijëra të plagosur ka bërë që shumë njerëz në Liban të zemërohen me drejtuesit e shtetit.

Ashtu siç isht thënë edhe më parë, libanezët filluan me protestat masive në qytetin e Bejrutit pasi ankohen se qeveria është e korruptuar dhe nuk po i ndihmon që të rregullojnë shtëpitë e tyre të dëmtuara tashmë.

Policia libaneze hodhi gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u përpoqën  të depërtonin një pengesë për të arritur në ndërtesën e parlamentit.

Dhjetëra protestues u futën në ministrinë e jashtme, ku dogjën një portret të përshtatur të Presidentit Michel Aoun, përfaqësues të klasave politike që kanë qeverisur Libanin me dekada dhe që sipas protestuesve janë fajtor për krizat e tij të thella politike dhe ekonomike.

“Ne po qëndrojmë këtu. Ne i bëjmë thirrje popullit libanez të pushtojë të gjitha ministritë, “tha një demonstrues me megafon.

Ndërkohë që mijëra të tjerë u mblodhën në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të qytetit, duke hedhur gurë dhe duke shtënë me arme.

Protestuesit thirrën “populli dëshiron rënien e regjimit”, një thirrje popullore gjatë kryengritjeve arabe të pranverës të 2011 dhe “Revolucioni, Revolucioni”. Ata mbanin postera ku thuhej: “Lini, ju jeni të gjithë vrasës”.

Ushtarët me automjete të montuar me mitralozë patrulluan zonën pas përleshjeve.Deri me tani janë lënduar 22 persona dhe mbi 100 të tjerë janë dërguar në spital pas lëndimeve që kishin marrë. 

https://twitter.com/rancidchipfat/status/1292142819990175751?s=21