Skip to content
Të Gjitha

Protesta e studentëve edhe në gjigandin gjerman/ ZDF trajton thellësisht shqetësimet e studentëve shqiptarë

· 1 min lexim

Nëse mendoni se studentët kanë marrë vetëm vëmendjen e mediave shqiptare dhe rajonale, gaboheni. Protesta është bërë pjesë edhe e edicionit qendror të lajmeve në një nga televizionet më të mira gjermane “ZDF”.

Gjatë kronikës së përgatitur janë shfaqur kërkesat e studentëve dhe mendimet e analistëve shqiptarë dhe sigurisht është trajtuar thellësisht kauza e tyre, shqetësimet, si dhe kushtet e vështira në të cilët jetojnë.

Grupi i xhirimit të televizionit “ZDF” është shoqëruar në ambientet e  konvikteve nga studenti, Igli Tola.

Mëngjesin e këtij 7 janari studentët janë rikthyer përsëri në protesta duke kërkuar me ngulm pltësimin e kërkesave nga qeveria.

Kronikën e plotë e gjeni këtu