Skip to content
Të Gjitha

Protesta e opozitës/ Kuvendi bën kthesë të “papritur”

· 1 min lexim

Pasi Ruçi njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të protestës së opozitës javën e kaluar, Kuvendi do të zhvillojë sot pasdite seancë plenare.

Seanca plenare të mbahet në orën 17:00. Në rendin e ditës të Konferencës së Kryetarëve ishte miratimi i kalendarit tre javor të punimeve të Kuvendit si edhe programi i punës së parlamentit.

Në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nga ana tjetër opozita e bashkuar ka njoftuar serish protestë këtë të enjte para godinës së parlamentit, ndërsa sipas tyre, qëllimi kryesor është krijimi i një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.