Skip to content
Të Gjitha

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA: “Jo dhunë, tregohuni të përmbajtur”

· 1 min lexim

Ambasada e SHBA në Tiranë, pak orë para nisjes së protestës së opozitës para Parlamentit, ka kërkuar nga qytetarët që protestojnë që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën.

Gjithashtu ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.

Njoftimi i ambasadës së SHBA në Tiranë:

🇦🇱️ | Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.