Skip to content
Të Gjitha

Protesta e 16 marsit/ Basha mesazh Ramës: Ka filluar numërimi mbrapsht për …

· 1 min lexim

Vetëm dy ditë kanë mbetur nga ajo që opozita e quan “dita e madhe”, 16 marsi.

Kjo ditë e parashikuar si dita kur do të mbahet edhe protesta e dytë e madhe e opozitës, duket se është duke ngjallur emocionet e duhura, sidomos tek demokratët.

Në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar një foto me flamurin shqiptar, ku shkruhet se numërimi mbrapsht ka filluar deri në momentin e nisjes së protestës.

Edhe një herë tjetër nga protesta kërkohet që fitohet e drejta e zgjedhjeve të lira dhe krijimi i një qeverie teknike, duke hedhur kështu mënjanë edhe thirrjet e ndërkombëtarëve, për rikthimin e tyre në Parlament.

Lulzim Basha gjatë protestave të fundit ka përsëritur gjithmonë fjalën“Tik- Tak”që sipas tij nënkupton se ora për rrëzimin e qeverisë po afron.