Skip to content
Kryesore

Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për ekzekutimin e Nikulajt

· 1 min lexim

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shengjin.

Pas komunikimit të akuzës për “vrasje për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”, 29-vjeçari u paraqit në prokurori nën masa të rrepta sigurie.

Dosja pritet të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, ndaras nga dosja e të akuzuarve të tjerë, të cilët ende nuk janë ekstraduar nga Britania e Madhe.