Skip to content
Të Gjitha

Prokuroria e Krimeve të Rënda i sekuestron 40 milionë euro pasuri ish-deputetit Arben Ndoka

· 1 min lexim

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar 40 milionë euro pasuri të ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2018 Ndoka u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Si rezultat prokuroria ka sekuestruar 300 mijë metër katror tokë në bregdetin e Lezhës dhe apartamente. Konkretisht sipërfaqet ndodhen në: “Mali i Rrenzit”, Shëngjin, “Rana e Hedhun”, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazh.

Burime nga Krimet e Rënda pohojnë se kjo sipërfaqe toke në bregdet është përfituar nga ish-deputeti në mënyrë të paligjshme.
Prokurorët e çështjes janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca, thuhet në njoftim e Krimeve të Rënda.