Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pritet shembja e 100 godinave, banorët e Paskuqanit dalin në protestë

12:12 02/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Në kuadër të projektit të “Unazës së madhe” parashikohen të shemben 100 shtëpi në zonën e Paskuqanit.  Banorët e Paskuqanit e kundërshtojnë këtë vendim dhe kanë dalur në protestë ditën e sotme.  Qytetarët kanë bllokuar rrugën kryesore në shenjë proteste, ndërkohë janë përballur dhe me punonjësit e policisë, të cilët kanë tentuat që ti largojnë.

Ata bëjne thirrje institucioneve përkatëse të reagojnë në lidhje me këtë çështje dhe theksojnë se i kanë bërë kërkesë bashkisë së Kamzës, dhe kryeministrit,por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Projekti i Unazës është devijuar. Banesa ime preket nga projekti. I bëj thirrje institucioneve që të na ndihmojnë në këtë mes.  Të vënë dorën në zemër dhe të mos na prishen shtëpitë dhe tokat. Jemi ankuar. Projekti u ndryshua pasi mbaruan votimet, për interesat e vetë.

I kemi bërë kërkesë bashkisë së Kamzës, dhe kryeministrit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thanë më herët banorët.   Gjithashtu banorët e Paskuqanit kanë paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme protesta e tyre do të zhvendoset përpara Kuvendit.

Më 19 janar ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila njoftoi edhe nisjen e punimeve për ndërtimin e Unazës Veriore të Tiranës – pjesë e projektit të Unazës së Madhe. Ndërkohë pjesa lindore ka përfunduar.  Ajo në daljen e saj publike bëri me dije se janë marrë të gjitha masat sa i përket shpronësimeve dhe qytetarët duhet të informohen për ecurinë e punimeve.

Unaza e Madhe e Tiranës përbën nëj segment 27 km të gjatë , e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh.  Ajo pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe ka si qëllim lehtësimin e trafikut brenda Tiranës, si dhe lidhjen e kryeqytetit me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.  Ky projekt bën të mundur rikualifikimin urban në zonat ku ajo kalon, çka do të rrisë vlerën e banesave dhe pronave të tjera në të dy krahët e rrugës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
“Nuk ka Zot mes nesh”, Basha: Berisha do ti dorëzojë partinë Metës

"Nuk ka Zot mes nesh", Basha: Berisha do ti dorëzojë partinë Metës

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip