Skip to content
Aktualitet

Prishtinë/ Alarm për bombë në stacionin e autobusëve, panik tek qytetarët

· 2 min lexim

Policia e Kosovës ka zbarkuar në stacionin e autobusëve në Prishtinë, pasi dyshohet se në atë zonë është vendosur bombë. Një person anonim, ka telefonuar Policinë e Kosovës dhe ka deklaruar se ka vendosur bombë në stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Pas kësaj telefonate, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, dhe ka evakuuar qytetarët.

Policia e Kosovës:

Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

U.D., i drejtori i stacionit të autobusëve, Arianit Grezda, është shprehur se pas alarmit, të gjithë personat që ndodheshin në stacion janë larguar menjëherë. Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.

“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha drejtori i stacionit te autobusëve Arianit Grezda

Në vendin e ngjarjes shihen shumë forca të Policisë së Kosovës, teksa pritet zbardhja e plotë e telefonatës, identifikimi i personit që kreu telefonatën dhe të gjithë rrjedhën e ngjarjes.