Skip to content
Të Gjitha

Prezantohej si dietologe në Tiranë, gjykata cakton masën për 41-vjeçaren

· 2 min lexim

Me datë 13 tetor, në Tiranë u arrestua 41-vjeçarja Silvana Balliu e cila prezantohej si dietologe dhe shiste dieta të shtrenjta.

Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest në shtëpi për dietologen e arrestuar 3 ditë më parë, Silvana Balliu.  Gjatë seancën, 41-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim.  Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Silvana Balliu pasi prezantohej si dietologe dhe shiste dieta të personalizuara te qytetarët.  Bëhet e ditur sipas policisë ajo kishte një ambient të paregjistruar në zonën e Brrylit në kryeqytet dhe përmes mashtrimit shiste dieta të personalizuara nga 150 deri në 300 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një aktivitet të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dietologia”.

Theksojmë se 41-vjeçarja akuzohet për , për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.