Skip to content
Kryesore

Presioni për fejesë me zor, 17-vjeçarja në Divjakë i jep fund jetës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Starvec të Divjakës, ku një vajzë 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Dyshohet se adoleshentja ishte nën presion për t’u fejuar me forcë, ndonëse ajo kishte dëshirë të vazhdonte shkollën.

Përplasjet brenda familjes për të ardhmen e saj duket se kanë çuar në vendimin fatal.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por sipas banorëve të zonës, është mbajtur e fshehtë nga autoritetet.

I gjithë komuniteti është në dijeni të tragjedisë, e cila ka lënë pas një tronditje të thellë te shokët dhe shoqet e vajzës.

Policia e Divjakës ka referuar çështjen në Prokurori, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka persona që e kanë shtyrë adoleshenten drejt këtij akti ekstrem.

Ndërkohë, 17-vjeçarja do të përcillet sot për në banesën e fundit.