Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidentja e Tajvanit ndalon në SHBA, Kina kërcënon me hakmarrje

16:25 06/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy dhe Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, u takuan të mërkurën në Kaliforni, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Takimi vjen mes kërcënimeve për hakmarrje të Pekinit. Autoritetet kineze thanë se Shtetet e Bashkuara janë në një “rrugë të gabuar dhe të rrezikshme”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, së bashku me disa ligjvënës të tjerë, pritën në Bibliotekën Presidenciale Ronald Reagan në Kaliforni, presidenten e Tajvanit Tsai Ing-wen.

Në këtë tubim, zoti McCarthy premtoi se së bashku me Tajvanin do të punojnë për liri ekonomike, demokraci, qëndrueshmëri dhe paqe në Azi.

 

 

“Sot kishim një takim dypartiak. Republikanët dhe demokratët u bashkuan në një vend që është simbol i lirisë, përkushtimit dhe lidhjes, që tani është forcuar edhe më shumë me presidenten Tsai në mesin tonë”, tha ai.

Mbështetësit e Tajvanit mbushën hollin e hotelit ku po qëndronte presidentja tajvaneze, ndërsa përjashta ishin mbledhur përkrahësit e Kinës.

Vizita është jozyrtare, e përshkruar si një ndalesë tranziti, pas udhëtimit të presidentes tajvaneze në Amerikën Qendrore.

Analistja Patricia Kim nga Instituti Brookings thotë se ardhja e zonjës Tsai është përgjigje ndaj agresionit në rritje dhe në shumë fronte të Kinës.

“Jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe atë ekonomike dhe diplomatike. Vërehet një trysni dhe dëshirë në rritje e udhëheqësve amerikanë për të bërë më shumë, për të kundërshtuar agresionin e Kinës në ngushticën e Tajvanit dhe për të rritur mbështetjen amerikane për Tajvanin”, thotë ajo.

Zonja Tsai tha se takimi është një përkrahje e madhe për popullin e saj.

“Mbështetja e madhe dhe e palëkundur e siguron popullin e Tajvanit se nuk është i izoluar”, tha presidentja Tsai.

Autoritetet kineze e quajnë vizitën e zonjës Tsai një akt provokues dhe u zotuan për hakmarrje kundër Tajvanit.

Pekini tha sot se Shtetet e Bashkuara janë në një “rrugë të gabuar dhe të rrezikshme”.

Me tone të ashpra, Kina kishte kritikuar edhe vizitën e vitit të kaluar në Tajvan të ligjvenëses demokrate Nancy Pelosi, ish-kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Si kundërpërgjigje erdhën stërvitjet ushtarake të Pekinin pranë brigjeve të Tajvanit.

“Këtë herë pritet që përgjigja e Pekinit të mos jetë aq ekstreme sa verën e kaluar, kur u angazhua në stërvitje të paprecedenta ushtarake rreth ishullit. Mbtetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi këtë herë. Mendoj se pjesërisht varet nga mënyra se si do të portretizohet në media takimi në Kaliforni”, thotë ekspertja Kim.

Sipas saj, vizita në Kinë e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe Ish-Presidentit të Tajvanit, Ma Ying-jeou, mund të zbusë përgjigjen e Pekinit, që po mundohet të tregohet si një fuqi ndërmjetësuese, ndërsa zoti McCarthy dhe ligjvënës të tjerë amerikanë po e sigurojnë Tajvanin se ka miq në Uashington./VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Aksidentohet furgoni me nxënës në Bulqizë, përfundojnë në spital 6 të mitur

Aksidentohet furgoni me nxënës në Bulqizë, përfundojnë në spital 6 të mitur

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip