Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidenti Meta për “Open ballkan”: Bashkimi s’ofrohet përmes politikës përjashtuese

16:55 24/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti Ilir Meta nga Prishtina mbajti një ligjëratë me temë “Shqiptarët, si faktor stabiliteti në Ballkan”, ndërsa gjatë fjalës së tij komentoi edhe nismën për “Open Ballkan”. Në fjalën e tij, kreu i shtetit Meta tha se kishte edhe dy rezerva për këtë proces, teksa u shpreh se bashkimi nuk duhet të bëhet përmes politikave përjashtuese.

“Duhet t’i shmangemi çdo tentative për t’i personalizuar raportet e pazëvendësueshme Shqipëri-Kosovë. Nuk mund të jetojmë me iluzionin që ajo po shohim të ndodhë në Serbi apo Bosnje, nuk ka ndikim te ne. Duhet të jemi të vendosur për të refuzuar çdo flirt anti europian. Shqipëria do të përmbushë angazhimet e saj si vend anëtar i NATO-s. Rezerva e parë që kam për Open Balkan është parimore. Bashkimi nuk mund të ofrohet përmes politikës përjashtuese. Prandaj është shumë e rëndësishme që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur e parcelizon bashkëpunim vetëm në tre vende dhe duket sikur i jepet Serbisë kundrejt një sjellje më të balancuar në rajon. Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet fantazma e Millosheviç,”-tha Meta.

FJALA E PLOTË:

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, po konstatojmë oshilacione të padobishme, si në drejtim të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, ashtu edhe në raport me BE-në. E kam fjalën për energjitë kaq të tepërta, që po i përkushtohen të ashtuquajturës mini-shengen apo Ballkani i Hapur. Rezerva e parë që kam për këtë nismë është parimore. Për sa kohë bashkëpunimi gjithëpërfshirës nuk mund të ofrohet përmes gjuhës imponuese, përmes politikës përjashtuese dhe, përmes faktit të kryer, sepse bashkëpunim i qëndrueshëm është vetëm ai, mbi baza reciprociteti dhe të barazisë mes të gjitha palëve. Prandaj është shumë e rëndësishme që të kemi në konsideratë, parimet që garantojnë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë dhe ato kurrë nuk kanë të bëjnë më përjashtimin , me faktin e kryer, apo me përpjekjen e lidershipit të çdo vendi në këtë rajon. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar Procesin e Berlinit, i cili është gjithëpërfshirës, shoqërohet gjithashtu me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues, dhe ka dhënë rezultate konkrete. Përkundrejt kësaj, Ballkani i Hapur e parcelizon bashkëpunimin vetëm me tre vende dhe zhvendos nga ombrella europiane, duke mos gëzuar asnjë mbështetje financiare apo politike, dhe së fundmi duket se po i ofrohet Serbisë si koncesion kundrejt një sjelljeje më të balancuar në rajon. Dhe këtu kalojmë në rezervën e tretë që lidhet me zhvillimet frenetike në rajon, të cilat kanë dëshmuar inkoherencë totale në qëndrimet dhe qëllimet politike të aktorëve të ndryshëm. Si mundet t’u besojmë qëllimeve të mira, kur ringjallet dhe glorifikohet fantazma e Milosheviçit, qëllimet i kishte të mira, por nuk i arriti dot. Çfarë të arrinte? Që të shfaroste gjithë popullsinë shqiptare të Kosovës. Fantazma e botës serbe, minimi i marrëveshjes së Dejtonit, dhe kur duket qartë, që prezenca e aktorëve të tretë shfaqet hapur në mënyrë jo miqësore ndaj proceseve të integrimit evropiane dhe euro-atlantik. Si mundet të anashkalojmë verbërisht projektet ende të gjalla për rivizatim kufijsh në Ballkan, që veçse ripërsërisin ndezjen e vatrave të konfliktit? Si mund të pajtohemi me këto skenarë që bien plotësisht ndesh me filozofinë europiane të bashkëjetesës, të bashkëpunimit PËRTEJ kufijve, duke i bërë ata të padukshëm dhe irelevantë? Pra, ka një dyshim të arsyeshëm ndaj qëndrimeve dhe qëllimeve diametralisht të kundërta të të njëjtët aktorë politikë, të cilët i ndryshojnë ato sipas rrethanave dhe ambicies së tyre. Jam dakord se kjo qasje nuk duhet të reciprok ar për të hyrë rrezikshëm në një konkurrencë qëndrimesh ekstreme. Por pajtohem gjithashtu me ata zëra të arsyeshëm që sugjerojnë vendosjen e një muri të pakapërcyeshëm dhe të papërkulshëm kundrejt veprimeve dhe politikave destabilizuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë çështje Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e ShBA-ve të BE-së, të NATOS-së pas vetes.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Ministrja Bora Muzhaqi gjen kohën pas 8 ditësh: I uroj ngushëllime familjes së Mateos

Ministrja Bora Muzhaqi gjen kohën pas 8 ditësh: I uroj ngushëllime familjes së Mateos

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip