Skip to content
Të Gjitha

Presidenti i Këshillit të Europës mbërrin në Shqipëri, takon Ramën në Kryeministri

· 1 min lexim

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka mbërritur në kryeministri.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai do të takohet vetëm me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit i ka servirur një pritje të ngrohtë presidentit të KiE, shkruan “Shqiptarja.com”.

Në takim ka shkuar edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Vizita e Tusk në Shqipëri vjen një muaj përpara se BE, të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Përpara se të vizitonte Shqipërinë, presidenti i KiE u ndal edhe në Maqedoninë e Veriut.

Të dy këto vende me 18 tetor do të marrin një përgjigje përfundimtare për çeljen e negociatave me BE-në.