Skip to content
Të Gjitha

Prej një jave në karantinë, punonjësi i policisë në Kukës rezulton me COVID-19

· 1 min lexim

Koronavirusi është rikthyer sërish në qytetin e Kukësit.

Mësohet se pas kryerjes së testit, një punonjës policie ka rezultuar pozitiv.

Efektivi prej një jave ndodhet në karantinë, pasi kishte pasur kontakte më herë me të prekurit e tjerë në këtë qytet.

Me rastin e fundit, numri i të prekurve nga COVID-19 në Kukës shkon në 12.

Ditën e djeshme u shënuan 29 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 663.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 ndodhen në terapi intensive.

Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, ku 4 ndodhen në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa të tjerët janë të shtruar në pavion.