Politikani Gjerman flet për gjendjen në Shqipëri: Opozita t’i zgjidhi problemet në parlament, jo me protesta
Një nga aleatët më të fortë të Shqipërisë është padyshim Gjermania dhe pikërisht për këtë arsye Deutsche Welle ka zhvilluar një intervistë të rëndësishme.
I ftuar ka qenë politikani gjerman Michael Roth, i cili është pyetur rreth situatës në Shqipëri dhe ku ka komentuar edhe nisjen e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë dhe Maqedonisë në BE.
Por përpos anëtarësimit, Roth ka folur edhe për çështje të tjera me rëndësi, si: procesi i Vetting-ut, , përgjimet ku flitet për blerje votash me ndihmën e krimit të organizuar në Durrës, marrëveshja Kosovë-Serbi etj.
Për DW politikani gjerman i është përgjigjur pyetjes rreth protestave të paralajmëruara në shkurt nga opozita, ku ky i fundit është përgjigjur se problemet zgjidhen në parlament jo në protesta.
DW: Opozita ka paralajmëruar për mesin e shkurtit protesta dhe po bën thirrjen për rrëzimin e qeverisë aktuale. Cili do të ishte apeli juaj për të dyja palët?
“Sigurisht që dëshiroj që protestat e paralajmëruara të jenë paqësore dhe të mos kthehen në dhunë. Demonstratat paqësore janë legjitime dhe liria e tubimit është një shtyllë e rëndësishme e kulturës së politikës demokratike. Si student edhe unë kam marrë pjesë në demonstrata. Por vendi qendror i debatit politik midis qeverisë dhe opozitës është parlamenti shqiptar dhe jo rruga. Kjo është arsyeja pse i bëj thirrje opozitës: Shqipëria ende ka detyra të mëdha përpara, të cilat kërkojnë një bashkëpunim të të gjitha forcave politike.”