Skip to content
Kronikë

Policia rrugore/ 22 drejtues mjetesh në pranga, rreth 10 mijë gjoba në 1 javë

· 2 min lexim

Policia Rrugore e Tiranës arrestoi 22 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërkohë që janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative. Në një informacion zyrtar, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor të punës së saj, ndërsa janë bllokuar edhe 11 automjete, 4 prej të cilave me targa të huaja. Mbi 60 % të masave administrative të vendosura janë për parkim të gabuar, ndërsa 271 drejtues mjetesh janë gjobitur për përdorimin e celularit. Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

 

22 Arrestime dhe procedime penale:

  • 🍺 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
    • 🚫 5 persona për pa leje drejtimi.
    • 🚦 13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
    • ⛔️ 1 person për largim nga vendi i aksidentit

Masat administrative:

  • 📈 9.949 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,421 në ditë.
    • 🌑 40 masa për xhama të zinj.
    • 🚗💨 552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
    • 📱 271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
    • 🔒 659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
    • ⚠️ 483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
    • 🅿️ 6.827 masa për qëndrim të gabuar.
    • 🏍️ 550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

  • 🍺 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
    • 🚗💨 20 raste për tejkalim shpejtësie.
    • 🚗💨 37 raste të ndryshme

🚗🚓 11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.