Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia pika kontrolli në të gjithë vendin, arrestohen 4 persona: Sekuestrohen kanabis, kokainë dhe armë zjarri (VIDEO)

15:07 23/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Shtetit po vazhdon prej disa ditësh operacione blic dhe kontrolle intensive në akset nacionale të vendit në bashkëpunim me porcat :Shqiponja”, dhe forcat speciale RENEA dhe FNSH.

Gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se janë arrestuar nga Policia në të gjithë vendin për vepra të ndryshme penale.

Gjatë ndalimeve janë sekuestruar  kanabis, kokainë dhe armë zjarri.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, një në Tiranë, një në Vlorë  dhe një në Korçë  dhe janë vënë në pranga autorët.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 49 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Postimi i plotë:

Vijon në të gjithë vendin, zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit, të atyre që shpërndajë apo trafikojnë lëndë narkotike  etj.

Gjatë orëve të fundit janë kapur dhe vënë në pranga persona të shpallur në kërkim kombëtar  e ndërkombëtar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Janë sekuestruar kanabis, kokainë dhe armë zjarri.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 75 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar dhjetëra kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje të sendeve të kundërligjshme apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, një në Tiranë, një në Vlorë  dhe një në Korçë  dhe janë vënë në pranga autorët.

Është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje në Sukth, Durrës, ku një 14-vjeçar qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, janë kapur 5 persona në kërkim kombëtar dhe një në kërkim ndërkombëtar, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit etj.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 24 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 49 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe janë bllokuar 12 automjete që qarkullonin pa dokumentacionin përkatës.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestimekontrollepoliciapostblloqe

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Maskat false anti-Covid/ Pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas Italisë? Kush është Mirela Ndoci, pronarja e kompanisë që...

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip