Skip to content
Të Gjitha

Policia i gjeti kanabis në shtëpi/ Vlonjati përfundon në pranga, arrestohet edhe një 45-vjeçar

· 2 min lexim

Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë 24-vjeçari me iniciale R.R.

Gjatë kontrollit të ushtuaruar në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan 12.4 kg kanabis.

Operacioni u zhvillua në afërsi të fshatit Llakatund.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 45-vjeçar me iniciale E.I., banues në Vlorë.

Ky i fundit është dënuar me 1 muaj burg për ‘Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Ferma”.

Sekuestrohen 12.4 kg cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Gjatë operacionit kapet dhe ndalohet edhe një person i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve.

Policia e Vlorës në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Ferma”, në zonën e Fermës, në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës.

Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit R. R.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
—-
Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Policia ka ndaluar shtetasin E. I., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendim të formës së prerë është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.