Skip to content
Të Gjitha

Policia greke kap bandën me 14 vetë, dyshohet se droga vinte nga Shqipëria

· 1 min lexim

Policia greke ka arrestuar një bandë me 14 anëtarë që shpërndante drogë.  Bandës iu sekuestrua më shumë se 10 kg kanabis, që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Në ambientet e kontrolluara u kapën 7 peshore, armë, 39.060 euro, 5 automjete, 6 motorra dhe 36 telefonë.

Bëhet me dije se kanë rënë në pranga edhe dy organizatorët. Mediat greke raportojnë se rrjeti kriminal ishte strukturuar dhe funksiononte në formën e 2 grupeve Kreu i grupit të parë kishte bashkëpunim të drejtpërdrejtë me udhëheqësin e të dytit, i cili e furnizonte me drogë që vinte ose nga qytetet përreth ose nga Shqipëria. Nuk dihet ende nëse mes të arrestuarve ka shqiptarë.

/GazetaReforma.com/