Skip to content
Të Gjitha

Policia arreston të miturit, nëna e 12 vjeçarit kërkon djalin në komisariat

· 1 min lexim

Policia arreston edhe të miturit. Mes të shoqëruarve në Polici është edhe një fëmijë i mitur. Vetë e ëma e 12-vjeçarit Denis Vatoçit ndodhet para dyerve të komisariatit.

“E mora në telefon për t’i thënë të vinte në shtëpi kur më doli polici e më tha se ishte në komisariat. Ai tha se ka thyer xhama. Një fëmijë nuk ma do mendja që ka bërë atë punë. Deri në orën 17:00 ka qenë në shtëpi dhe më pas më tha se do dilte. Policia bëri gabim si mund të arrestonte një fëmijë 12 vjeç”, ka thënë ajo.