Polica me “lupë” në 3 burgje të vendit, ja çfarë gjendet

Policia ka ekzaminuar me “lupë” disa burgje në vend në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin, Korçë dhe Elbasan ka zbuluar disa sende të jashtëligjshme brenda qelive. Operacioni ku kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 shkurt në fashën orare 21.00 deri në 05.45. Kanë qënë 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B të cilat janë kontrolluar, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë. Për pasojë, janë zbuluar orë e dyshuar si celular, dy playstation të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin, Korçë dhe Elbasan. Operacioni ku kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 Shkurt në fashën orare 21.00 deri në 05.45. Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë. Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara: Një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike. Materialet i janë dorëzuar për vazhdimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKKB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
Kontrollet vijnë pas finalizimit të operacionit “Trinomi” ku u arrestuan disa punonjës të burgut të Peqinit dhe Elbasanit.