Skip to content
Të Gjitha

Pogradec, rinisin kërkimet e peshkatarit të mbytur në liqen

· 1 min lexim

Polumbarët kanë rinisur kërkimet për peshkatarin e mbytur në liqenin e Pogradecit, Gëzim Seitllari.
Bëhet me dije për ‘balkanweb’ se kërkimet po bëhen vetëm me varka në liqen dhe nuk është e mundur të vijojnë kërkimet nën ujë pasi temperaturat e ujit janë shumë të ulëta.

Kujtojmë se 53-vjeçari ka dalë që në datën 31 nga shtëpia për të peshkuar dhe nuk është kthyer më.
Seitllari nuk ishte peshkatar i licensuar, por dilte shpesh për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Dyshohet se shkak i çarjes se varkës se tij kanë qënë dallgët e liqenit. Searchi i tij nga familjarët ka filluar që nga mëngjesi i 31 dhjetorit pasi ata janë alarmuar nga vonesa e tij.