Pogradec/ Konflikti mes dy personave përfundon me plagosje me thikë

Një konflikt mes dy personave në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec, ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në shpatull dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e konfliktit.
Paraprakisht dyshohet se përplasja mes dy personave ka nisur për motive banale. Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë, ndërsa priten të dhëna të tjera nga policia.