Skip to content
Të Gjitha

Po vidhte në një nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti, kapet 42-vjeçari në Durrës

· 1 min lexim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 42-vjeçar për vjedhje.

L.T. u kap duke vjedhur në një nga pallatet e evakuuara nga tërmeti.

Ngjarja është regjistruar në lagjen N.17 të qytetit.

Gjithashtu në Krujë janë arrestuar dy të rinj nga Shkodra, të cilët po bëheshin gati për vjedhje.

Në mjetin e tyre policia gjeti mjete dhe pajisje, që shërbenin për hapjen e dyerve të banesave.

Në pranga ranë E.R., 25 vjeç dhe N.P. 23 vjeç.