Skip to content
Të Gjitha

Po transportonte tre të huaj drejt Shkodrës, 54-vjeçarit i vihen prangat

· 2 min lexim

Një person është arrestuar nga policia e Elbasanit, teksa po transportonte tre të huaj drejt Shkodrës.

Në pranga ka rënë 54–vjeçari me iniciale E.J., banues në Sauk.

Ky i fundit po i transportonte të huajt me mjetin e tij, me qëllim kalimin e kufirit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Elbasan

Parandalohet e goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta.

Vihet në pranga një 54 vjeçar.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte disa shtetas të huaj drejt Shkodrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.J., 54 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në qytetin e Prrenjasit duke transportuar me mjeti e tij tre shtetas të huaj në drejtim të Shkodrës me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.