Skip to content
Të Gjitha

Po luante “online”, Neymar frikësohet nga miku i tij për Halloween(Video)

· 1 min lexim

Futbollisti brazilian i cili aktualisht luan për skudrën franceze PSG, gjatë kësaj fundjave ishte në shtëpi.Pasi dëmtimi i fundit që mori gjatë ndeshjes me Istanbul Basaksehir e detyroi që të lërë fushën e blertë dhe të pushojë për pak ditë.

Por pushimi i tij gjatë kësaj fundjave që ishte Halloween nuk ka shkuar edhe aq mirë për të.

28-vjeçari këtë vit zgjodhi të mos vishte asnjë kostum për festën e frikshme, por kishte zbukuruar të gjithë dhomën e tij me objekte Halloween-i.Gjatë një loje online sulmuesi i PSG-së është trembur për vdekje nga miku i tij i cili kishte vendsour një maskë të frikshme për Halloween.

Këto pamjet kanë bërë xhiron e internetit, teksa yllit të PSG-së i duhen disa çaste për të mbledhur veten.