Skip to content
Të Gjitha

Po kryenin marrëdhënie seksuale në makinë, zbulohen detaje të reja nga grabitja me armë te “Casa Italia”

· 1 min lexim

Dy persona të paidentifikuar grabitën mbrëmjen e djeshme një makinë, brenda së cilës ndodheshin një burrë dhe një grua.

“Shqiptarja.com” ka mësuar se në momentin e grabitjes, çifti po kryente marrëdhënie seksuale pranë “Casa Italias”.

Emri i personi që ndodhej brenda “Fiatit” është inxhinier me profesion, por emri i tij nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë femra që ndodhej me të në makinë me të ishte e martuar.

Burri është përpjekur të rezistojë, por personat e armatosur i kanë thënë se i kishin bërë video dhe do t’i tregonin për lidhjen bashkëshortit të së dashurës së tij.

Pasi hipën në makinë, grabitësit u larguan me shpejtësi drejt Elbasanit.

Një patrullë policie tentoi që t’i ndalojë, por ata kanë shtuar shpejtësinë, duke përfituar edhe nga errësra.

Blutë nuk kanë mundur ende të lokalizojnë vendodhjen e “Fiatit”.

Pronari i mjetit ka denoncuar menjëherë vjedhjen në polici, ndërsa ka rrëfyer edhe rrethanat se si ndodhi ngjarja.