Skip to content
Showbiz

Plasi! Konkurrentja e “Hell’s Kitchen” godet në fytyrë shef Renaton

· 1 min lexim

Shef Renato Mekolli kishte vendosur që në puntatën e sotme të spektaklit “Hell’s Kitchen”, t’i delegonte të gjitha përgjegjësitë konkurrentes Brunilda.

Ai i kërkoi Brunildës të ishte shefja e restorantit për mbrëmjen dhe duket se kjo e fundit ‘mori hak’ për të gjitha ulërimat që Renato kishte bërë gjatë spektaklit.

Fillimisht, Brunilda nxjerr jashtë kuzhinës Renaton, duke i kërkuar të bënte kujdes me pjatën që i nxirrte klientit. E si të mos mjaftonte me këtë, ajo me një buzëqeshje në fytyrë shprehet: “Jam aq e mbushur sa nuk di si të reagoj”.

Por Renato i kërkon që të jetë vetëvetja dhe të nxjerrë çfarë ka në shpirt!

E kështu si me shaka, Brunilda e godet me shpullë në sytë e të gjithë shqiptarëve!