Skip to content
Rajoni

Plas sherri në Kuvendin e Kosovës, deputetët përplasje fizike në seancën plenare (VIDEO)

· 1 min lexim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë seancës së sotme në lidhje me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës së Kosovës, kanë debatuar me njëri-tjetrin, madje edhe janë përplasur fizikisht.

Pas interpelancës për pagjeturit në Luftën e Kosovës, janë shtuar tensionet midis qeverisë dhe opozitës në Kuvend, edhe pas debatit në foltore.

Deputetja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari dhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi, kanë vazhduar përplasjet edhe pas përfundimit të interpelancës.

Kusari gjatë fjalimit për të pagjeturit, e ka quajtur  deputetin e LDK-së, Arben  Gashi gënjeshtar për deklaratat e tij.

Më pas është vënë re se si kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është kapur  edhe fizikisht me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati. Pas grindjes, deputetët e tjerë kanë shkuar që të qetësojnë Gashin dhe deputetët e Vetëvendosjes të cilët po grindeshin./GazetaReforma.com/