Skip to content
Kronikë

Plas arma edhe në Durrës/ Arrestohen dy persona, shpërndanin lëndë narkotike (Emrat)

· 2 min lexim

Ngjarjet e kronikës së zezë nuk kanë fund në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa sërish ka pasur të shtëna me armë. Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës gjatë një operacioni në lagjen 13 Plazh, për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike Kokainë. Të arrestuar janë Vilson Memini dhe Erges Shehi të cilët kanë precedent të theksuar criminal. Madje, në momentin që policia ka shkuar t’i arrestojë, ata kanë tentuar të largohen duke e kundërshtuar policinë.  Për t’i ndaluar të largohen, një punonjës i policisë është detyruar të qëllojë në ajër me armën e zjarrit. Po ashtu, gjatë operacionit që është ende në vazhdim, janë sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë.

Njoftimi i policisë:

Informacion  paraprak

Policia e Durrësit  ishte në  operacion  në lagjen nr 13 Plazh për  të  kapur një  grup që merrej me shpërndarjen  e lëndëve  narkotike Kokainë .

Gjatë  operacionit  dy persona me precedent të theksuar kriminal  në fushën e narkotikeve   kanë  kundërshtuar  me dhunë   policinë dhe kanë  tentuar të largohen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  ti neutralizuar.

Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë.

Vijon operacioni