Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj të Durrësit. Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është një 70-vjeçar, i identifikuar me inicialet Gj.B., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi M.I., 57 vjeç, është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat dhe dëshmitë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.