Skip to content
Kronikë

Plagosje në Shkodër/ Identifikohen dy vëllezërit, si ndodhi ngjarja (Emrat)

· 2 min lexim

Dy vëllezër janë plagosur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta. I dëmtuar me sende të forta ka mbetur  shtetasi Lad Gruda, ndërsa i plagosur me armë zjarri ka mbetur vëllai i tij, shtetasi Ilir Gruda. Autori i plagosjes është shtetasi Xhevahir Fikaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda., 41 vjeç, vëllain e 34 vjeçarit.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive pronësie. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon puna për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi nga Policia

Shkodër/informacion paraprak

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat,  Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  L.G., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin I.G., 41 vjeç  vëllain e 34 vjeçarit ,  të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon puna për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes