Skip to content
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Koplik, ja për çfarë dyshohet

· 2 min lexim

Një  60 vjeçar, banues në lagjen Mehaj të  qytetit Koplik është paraqitur pranë Spitalit Rajonal Shkodër për të kërkua ndihmë mjekësore.Dyshohet se 60 vjeçari është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur sipas njoftimit të policisë, në oborrin e banesës së 60 vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Nga raportimet për mediat, personi i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

60 vjeçari nga Kopliku, rezoltoi se kishte leje për armën e gjahut sipas policisë nga veprimet paraprake hetimore.

Vlen të theksohet se ka pasur shumë raste ku arma e gjahut me të drejtën e lejes nga autoritetet përkatëse është bërë shkak i vrasjeve ose vetëvrasjeve.

Shumë krime në familje kanë ndodhur si pasojë e pasjes së një arme gjahu në shtëpi, ku në momentë gjaknxehtësie ajo është përdorur për sulm ose vetësulm.

Duke evidentuar këto raste lind si domosdoshmëri rishikimi i kritereve për dhënien e lejes së armës së gjahut

Njoftimi i policisë;

“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të  qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht  në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.