Skip to content
Kronikë

Plagosi me thikë 42-vjeçarin, përfundon në prangat e policisë autori

· 2 min lexim

Në prangat e policisë së Beratit ka rënë shtetasi me inicialet G.D., 48-vjeç banues në lagjen “Kushtrimi” , pasi mbrëmjen e djeshme  plagosi me mjet prerës (thikë) një 42-vjeçar.

Pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, shërbimet e Policisë kontrolluan zonën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. “Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet proceduriale lidhur me këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i plotë i Policisë së Beratit

Kapet dhe arrestohet autori, i cili mbrëmjen e djeshme, plagosi me mjet prerës një 42-vjeçar. 

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kontrolluan zonën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme